AKTUALITET, 20 October 2026, 13:45

Pas 7 ditëve pa u ndalur, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, hedhin shishe uji drejt efektivëve

Pas 7 ditëve pa u ndalur, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit,

Pas 7 ditësh protestash të shoqëruara me dhunë, përplasje me policinë dhe shkatërrime në rrugët e Tiranës, protesta e sotme fillimisht u paraqit më e qetë. 

Ndryshe nga ditët e mëparshme, grupet e protestuesve të maskuar nuk u shfaqën në protestën para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur edhe pedagogët.

Vetëm pas marshimit të protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit u shfaqën protestuesit me maska. Protestuesit hodhën shishe uji dhe molotovë drejt punonjësve të policisë.