BOTA, 1 Prill 2018, 10:40

Zjarri në qendrën tregtare, jep dorëheqjen guvernatori

Zjarri në qendrën tregtare, jep dorëheqjen guvernatori

Pas zjarrit të rënë në një qendër tregtare në Rusi, që i mori jetën dhjetëra njerëzish, gurvenatori i rajonit ka dhënë dorëheqjen.

Aman Tuleyev tha se largimi nga qeverisja e Kemerovo ishte “e drejta, e vetëdijshme dhe i vetmi vendim i vërtetë” pas katastrofës.

Ai njoftoi largimin përmes një video të postuar në faqen zyrtare të administratës.

Zjarri i rënë në muajin e kaluar u mori jetën 60 njerëzve, ku shumica prej tyre fëmijë.

Mijëra njerëz protestuan pas tragjedisë, duke dyshuar kushtet e sigurisë në qendrën tregtare.

Hetuesit thanë se alarmi i zjarrit ishte prishur dhe daljet ishin bllokuar, teksa rojet e sigurisë, të cilët duhej të ndihmonin me evakuimin emergjent, ishin midis të parëve që u larguan kur ra zjarri.