AKTUALITET, 20 October 2026, 14:04

Në pranga për sulmet e djeshme, 33 protestues, mes tyre 6 të mitur! 271 arrestime në një javë, 51 me precedentë për vrasje e trafik droge

Në pranga për sulmet e djeshme, 33 protestues, mes tyre 6 të

Policia ka arrestuar 33 protestues për aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku u sulmua edhe Gjykata e Apelit. Mes të arrestuarve janë 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 persona të tjerë janë vënë nën hetim. 

Sipas policisë, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta efektivët dhe automjetet e tyre, si dhe kanë djegur kosha mbeturinash e dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga përplasjet mbetën të lënduar 7 policë.

Në total, gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 persona, nga të cilët 51 me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, sipas Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

- U arrestuan në flagrancë 33 shtetas, konkretisht: Rr. C., 18 vjeç, L. S., 21 vjeç, D. D., 26 vjeç, E. B., 19 vjeç, E. T., 19 vjeç, E. G., 36 vjeç, A. A., 21 vjeç, A. H., 23 vjeç, O. Xh., 18 vjeç, E. H., 19 vjeç, Dh. H., 20 vjeç, A. R., 19 vjeç, T. T., 29 vjeç, A. L., 19 vjeç, A. B., 18 vjeç, B. T., 42 vjeç, D. L., 21 vjeç, F. M., 22 vjeç, G. B., 20 vjeç, L. M., 19 vjeç, Q. M., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç, Y. I., 31 vjeç, F. L., 29 vjeç, K. P., 18 vjeç, M. M., 18 vjeç, A. B., 42 vjeç, dhe 6 të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç.

- U proceduan penalisht 41 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.

Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie.

Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor.