BOTA, 1 Prill 2018, 14:03

Gënjeshtër për 1 prill apo Trump heq dorë nga Twitter?

Gënjeshtër për 1 prill apo Trump heq dorë nga Twitter?

Presidenti Donald Trump njihet botërisht si tepër aktiv në postimet e bëra në Twitter.

I quajtur si përdoruesi më i famshëm i Twitter, Trump ka argëtuar dhe habitur mbarë botën, me postimet e  tij të rregullta, shpesh të postuara natën vonë.

Trump e ka përdorur platformën për të njoftuar botën mbi planet e politikave dhe ndryshimet e personelit në administartën e tij.

Megjithatë, për shkaqe që mbeten të paqarta, ai ka njoftuar se ai nuk do të komunikonte më me 280 shkronja ose më pak.

Në një mesazh të fshehtë, ai u tha afërsisht 50 milionë ndjekësve se: “Twitter ishte argëtues një herë, shumë argëtues. Por unë jam lodhur nga provokimet.  Kam një punë për të bërë, ta bëj  Amerikën të parën. Zoti e bekoftë Twitter dhe SHBA-në e plotfuqishme. Paqe Jashtë!”

Fillimisht, disa vëzhgues të medias sociale besonin se llogaria e zotit Trump ishte sulmuar, ndoshta duke dyshuar për përfshirjen e shtetit rus.

Por, shtatëmbëdhjetë minuta pas mesazhit të parë, u postua një mesazh i dytë që i pyeste ndjekësit në u trishtuan për largimin e tij nga kjo platformë dhe me siguri pohonte se ata ishin të trishtuar.

Ky veprim u aludua në mediat e huaja si një tërheqje e Trump nga Twitter, për të zgjedhur rrjetin social Instagram.

Të shumtë kanë qenë reagimet e liderëve botëror, e mes tyre edhe të Presidentit Vladimir Putin, i cili shkroi: “Të sugjerojnë se ky është një komplot rus është absurde”.

Një veprim i tillë surprizoi ndjekësit e Trump, ku shumë prej tyre e kishin votuar pikërisht për postimet që ai bënte në Twitter.

Por, duke ditur edhe qëndrimin e Trump për “Fake News”, nuk lihet mënjanë as mundësia se mund të jetë një shaka e bërë nga ai në ditën e gënjeshtrave.