SPORT, 10 Shtator 2020, 17:08

VIDEO/ Shoku i Ibrahimovic realizon roveshatën që po “çmend” Kinën

VIDEO/ Shoku i Ibrahimovic realizon roveshatën që po


Marko Arnautovic dhe Hulk shënuan për Shanghai SIPG, që mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Qingdao Huanghai.  Një fitore e pritshme, pasi vendasit ishin favoritë dhe e realizuan objektivin.

Vëmendjen në këtë ndeshje e mori një lojtar i miqve, Romain Alessandrini. 30-vjeçari ka luajtur edhe në Ligue 1 me Renne dhe Marseille, për të kaluar më pas në SHBA te LA Galaxy, ku ishte shok skuadre me Zlatan Ibrahimovic.

https://twitter.com/i/status/1304065479602966528

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes së sotme, sulmuesi francez ka shënuar një gol mjaft të bukur me roveshatë dhe normalisht në rrjetet sociale po bën xhiron.