SPORT, 10 Shtator 2020, 14:14

Lojtari “i ngec në derë” Juventusit, bardhezinjtë po hasin vështirësi për shitjen e tij

Lojtari “i ngec në derë” Juventusit, bardhezinjtë po


Juventus po has vështirësi për të gjetur një skuadër për Dagllas Kostën. 30-vjeçari nuk bën pjesë më në planet e bardhezinjëve, dhe klubi italian dëshiron ta shesë në verë që të rrisë të ardhurat.

Gjithsesi “Calciomercato.com”, zbulon se ofertat e pritura nga Mançester Junajtid, Atletiko Madrid apo Bajern Mynih ose nuk janë materializuar ose kanë qenë poshtë çmimit prej 50 milionë eurosh që Juventusi kërkon për brazilianin. Dëmtimet e shumta të Kostës, po bëjnë që klubet të hezitojnë për të, me lojtarin që nuk preferon një kalim në Kinë apo Azi.

Kontrata e brazilianit me Juventusin skadon në 2022, dhe bardhezinjtë nuk po i gjejnë dot një ekip të ri Kostës.