TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se Aron Muriç e ka të pamundur të gjejë një vend te Mançester Siti, klub që zotëron edhe kartonin e lojtarit.
Gardiani i Kosovës, mund të huazohet përsëri në një skuadër tjetër në mënyrë që të gjejë më shumë hapësira. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, portieri 1.98 metër i gjatë është shumë afër kalimit te skuadra e Gironës.
Këta të fundit thuhet se janë shumë afër për të marrë në huazim lojtarin, i cili gjithashtu dëshiron të gjejë më shumë minuta, diçka që te Siti momentalisht nuk i premtohet. Kujtojmë se Girona militon në La Liga2 dhe objektivi është ngjitja në elitën e kampionatit spanjoll