TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përveç Premier League, këtë fundjavë nis edhe sezoni i ri i La Ligës spanjolle. Tre ndeshje do të luhen të shtunën e 12 shtatorit, me Eibar-Celta Vigo sfidën hapëse (16:00).
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), gjatë një takimi me Ligën, ka marrë një vendim në prag të sezonit të ri: ditët e premte dhe të hënë nuk do të zhvillohen më ndeshje.
https://twitter.com/GranadaCdeF/status/1303815319203581952?s=20
Për momentin do të luhet vetëm në fundjavë, pra ditët e shtuna dhe të diela. Granada-Athletic Bilbao ishte programuar si takimi hapës i sezonit 2020/2021, por është shtyrë nga e premtja në mbrëmje për në ditën e shtunë (18:30).
Një vendim që gëzon tifozët iberik, të cilët nuk i preferonin përballjet e ditëve të premte dhe të hënë. Fundjava është më e lirshme për ta dhe mezi po presin konfirmimin e lejës për t’u rikthyer në stadiume.