TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në janar duhet të ishte “mall” shkëmbimi në operacionin që do të çonte Frenk Kesin tek Interi. Bisedimet dështuan, por Matias Vesino kishte dhënë paraprakisht miratimin për t’u transferuar në anën tjetër të Milanos.
Rrugët e merkatos janë pa fund, ndaj uruguaiani ka përsëri shansin të veshë fanellën e Milanit dhe pa nevojën për t’u shkëmbyer me askënd.
Ai është jashtë planeve të Antonio Kontes dhe klubi do të mundohet ta shfrytëzojë për të përfituar ekonomikisht, ndaj kuqezinjve mund t’u mjaftojnë 15 milionë euro për të marrë Vesinon nga Interi.
Përveç përvojës së mesfushorit, “Djalli” mund të shmangte kështu edhe ndonjë gol në derbi duke qenë se uruguaiani i ka shënuar disa herë.