SPORT, 10 Shtator 2020, 09:59

Infektohet me koronavirus presidenti i Napolit

Infektohet me koronavirus presidenti i Napolit

Koronavirusi prek sërish futbollin italian. Rasti i fundit i infektuar me Covid-19 nuk është futbollist, por një president. Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitivë. Kreu i klubit të Napolit është prekur nga sëmundja dhe ka nisur menjëherë karantinën. Një ndër presidentët më karizmatik të Serie A, kreu ditën e djeshme tamponin dhe përgjigja rezultoi fatale për të.