SPORT, 10 Shtator 2020, 14:16

Prapaskenat e merkatos, klubi spanjoll refuzoi 50 milionë euro nga Juventusi për sulmuesin e tyre


Sipas “Marca”, Atletiko Madrid ka refuzuar 50 milionë euro nga Juventusi për Alvaro Moratën. Raportohet se oferta është bërë me kërkesë të trajnerit të ri të bardhezinjëve, Andrea Pirlo.

Morata dëshiron të largohet nga Madridi, dhe këtë i’a ka komunikuar edhe trajnerit Simeone. Gjithsesi, Atletiko Madrid kërkon 63 milionë euro për sulmuesin. Juventusi i ka bërë një propozim Atletikos për ta marrë Moratën në huazim për 7 milionë euro në janar me të drejtë blerjeje për 56 milionë euro të tjera, por spanjollët kanë refuzuar. Sipas “Marca”, ka një klauzolë prej 150 milionë euro për Moratën, dhe Ateltiko Madrid i ka kërkuar Juventusit të aktivizojë klauzolën ose të rrisë ofertën.

Kjo ka bërë që bardhezinjtë të kërkojnë për një tjetër sulmues, ku raportohet se janë pranë Luis Suarezit.