SPORT, 10 Shtator 2020, 14:18

Ansu Fati pranë rinovimit me Barcelonën, katalanasit i vendosin një klauzolë të lartë

Ansu Fati pranë rinovimit me Barcelonën, katalanasit i vendosin


Djaloshi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me katalanasit, me një klauzolë largimi prej afro 400 milionë eurosh. 17-vjeçari raportohet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një kontratë afatgjatë.

Kontrata aktuale e Ansu Fatit me ekipin spanjoll skadon në vitin 2022, dhe arritja e marrëveshjes është një çlirim i madh për trajnerin Kuman dhe presidentin Bartomeu. “Mundo Deportivo”, raporton se talenti do vendosë firmën në kontratë në një marrëveshje që është negociuar nga agjenti i tij, Jorge Mendez.

Për djaloshin 17 vjeçar ka pasur interes nga Mançester Junajtid, por Barcelona nuk dëshiron ta shesë dhe i ka ofruar rinovimin me një klauzolë largimi prej rreth 400 milionë eurosh.