SPORT, 4 Mars 2018, 14:33

VIDEO/Sadiku bën për në spital portierin Diego Lopez

Levante u përballet me Espanjolin në takimin e javës së 27-të në La Liga. Ndryshe nga hera e parë që përfundoi në tribunë, në ndeshjen e sotme sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, është përzgjedhur nga trajneri në formacionin titullar dhe do të përbëjë treshen e sulmit së bashku me italianin Xhanpaolo Pacini dhe spanjollin Ivi.

sadiku

Skuadra e Levantes ndodhet në një situatë kritike për pikët dhe fitorja në këtë sfidë është një detyrim. Në minutën e 44-t, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u përplas kokë më kokë me portierin e Espanjolit, Diego Lopez. Ish-portieri i Milanit, doli nga fusha me barrelë dhe u transportua drejt e në spital.

Sadiku55

Sadiku vazhdoi lojën deri në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e të dytës, u zëvendësua nga trajneri, pasi përplasja e ka lënë me pasoja. Levante është duke fituar me rezultatin 1-0.