SPORT, 1 Mars 2018, 17:04

VIDEO/ Juventus mund Atalantën e Berishës dhe shkon në finalen e Kupës së Italisë

VIDEO/ Juventus mund Atalantën e Berishës dhe shkon në finalen e

Skuadra e Juventusit e ka siguruar finalen e Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Atalantën në gjysmëfinalen e dytë më rezultat 1-0. “Zonja e Vjetër” kishte fituar edhe në takimin e parë po me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi mesfushori Miralem Pjanic nga pika e bardhë në minutën e 75’. Në portë për bergamaskët qëndroi shqiptari Etrit Berisha që bëri një paraqitje mjaft të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=FKpc5yScalM