TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë mbetur pak më shumë se tre muaj nga fillimi i Kupës së Botës në Rusi dhe deri më sot më shqetësuese ishte siguria e tifozëve, për shkak të dhunës së disa prej ultras-grupeve në vend. Një shembull i qartë mund të shihet përmes rrugëve të Francës në “Euro 2016”. Përveç kësaj, videot e tifozëve të dhunshëm kanë rrjedhur si “trajnime” para ardhjes së grupeve të tjera nga vendet finaliste në Kupën e Botës. Por, në orët e fundit ka dalë një problem i mundshëm i papritur, që tifozët e garës maksimale kontinentale të kombëtareve duhet ta dijnë. Sipas “The Moscow Times”, tifozët mund të kalojnë nëpër dogana me lloje të ndryshme droge, për sa kohë që ata mbajnë një recetë.
Një vakum burokratik në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik do të lejojë pasuesit të marrin pjesë në Kampionatin Botëror duke sjellë me vete marihuanën, kokainën dhe madje heroinën, nëse është në dispozicion dokumentacioni i duhur. Blloku i Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, i formuar nga Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia, lejon hyrjen e substancave të caktuara narkotike, me kusht që të kenë mbështetje mjekësore me emrin e “pacientit”. Përveç kësaj, recetat e përdorimit duhet të jenë në gjuhën ruse.
Komiteti Organizativ mohon se dorga mund të futet në stadiume
Megjithatë, nga zemra e Komitetit Organizativ janë “të habitur” me atë që është botuar në Rusi. “Ne jemi të hutuar me këtë lajm. Mendoj se supozohet gabimisht se, nëse ke një recetë, do të ishte e mundur të transportonte një substancë të paligjshme në stadium. Sipas ligjit rus, nëse një substancë është e ndaluar, nuk mund ta transportoi me avion, ose tren, në stadium. Ju gjithmonë mund të kontrolloni se si funksionojnë ligjet”, – tha presidenti i Komitetit Organizativ, Aleksei Sorokin. Por, e njëjta media ruse ka avancuar mbi mundësinë e futjes së drogës në Rusi, duke kujtuar Komitetin Organizativ që të monitorojë nga afër tifozët. Sipas saj, zyrtarët e zbatimit të ligjit do të caktohen për të verifikuar vërtetësinë e recetave të mundshme, që do të paraqiten në hyrjet e stadiumeve: “Zyrtarët e sigurisë do të monitorojnë pajtueshmërinë me rregullat, për të mundësuar sjelljen e këtij lloji të substancave në stadiumet e futbollit”.
Marrja e substancave pa recetë mund t’ju kushtojë shumë
Kjo media ruse tërheq vëmendjen mbi objektet e pretenduara të qeverisë ruse, për të futur këto substanca, kur ju keni një recetë, për shkak se ligji është shumë i ashpër me disa lloj drogash për përdorim rekreativ, me dënimet që mund të shkojnë deri në tre vite burg për posedim.
Lufta kundër duhanit
Përveç kësaj, Rusia dëshiron të qëndrojë e ashpër me duhanin, me një ligj që ndalon blerjen e purove nga persona që kanë lindur nga viti 2014, edhe para arritjes së moshës për të pirë duhan. Është një masë që Ministria e Shëndetësisë e ka ngritur vitin e kaluar për të trajtuar problemin serioz të pirjes së duhanit në Rusi, pasi një e treta e popullsisë është duhanpirëse