SPORT, 4 Mars 2018, 13:44

Lajmi i tmerrshëm i vdekjes së Astorit, shtyhen të gjitha ndeshjet e Serisë A

Lajmi i tmerrshëm i vdekjes së Davide Astorit që ka tronditur botën e futbollit ka bërë që Liga e Serie A të shtyjë ndeshjet mes Udinese dhe Fiorentina, të planifikuar për sot në orën 15:00 dhe Xhenova-Cagliari, 12.30.

E jo vetëm ato, por të gjitha ndeshjet e Serisë A, planifikuar për sot.

31-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Udine dhe thuhet se shkak është bërë një atak kardiak që i ka marrë jetën në gjumë.