TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendet i vdekur kapiteni i Fiorentinës Davide Astori.
Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se 31-vjeçari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Udine.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Fiorentinës:
“Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe e detyruar të njoftojë se kapiteni Davide Astori ka vdekur,” thuhet në deklaratën e klubit.
“Për këtë situatë të tmerrshme dhe delikate, dhe mbi të gjitha nga respekti për familjen e tij, ne apelojmë për ndjeshmërinë e medias”, perfundon deklarata.
Mirror shkruan se ndeshja e sotme e Fiorentinës me Udinese është anuluar pas lajmit tragjik.