SPORT, 26 February 2018, 17:29

Paratë

Paratë

Nga Dritan Kaba

 

PARATË!

Për të pamundurit e të papunët, nuk ka!

Për të përmbyturit dhe të prekurit nga fatkeqësitë natyrore, nuk ka!

Për të subvencionuar fermerët që rropaten gjithë ditën e natën për të prodhuar, por ju ikën dëm nëpër kanale, nga gara e pandershme me importin, nuk ka!

Për studentët për tu arsimuar, nuk ka!

Për të dhënë librat falas për shkollat 9 vjeçare, nuk ka!

Për të profesionalizuar të papunët, nuk ka!

Për fëmijët e sëmurë me leuçemi, nuk ka!

Për të sëmurët me kancer, nuk ka!

Për të rritur rrogat, të paktën sipas inflacionit, nuk ka!

Për të miratuar Statusin e minatorit, që luftojnë për jetesën si në mesjetë, nuk ka!

Por vetëm për një kategori ka sa të duash. Numërohen me gishtat e njërës dorë!

Për koncesionet e klientëve të Kryeministrit, ka sa të duash e po nuk pati, i gjejnë, i marrin borxh, qe t’i paguajnë, për llogari të këtyre, ata të parët, që nuk kanë!