TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë mbyllur tre ndeshjet e orës 18:00 në UEFA Nations League. Rusia ka marrë një fitore spektakolare në Hungari, me rezultatin 2-3. Miranchuk, Ozdoev dhe Fernandes, shënuan golat për kombëtaren ruse, ndërsa rrjetat e Sallai dhe Nicolics, nuk i vlenë shumë Hungarisë.
Po ashtu, edhe Finlanda ka marrë një fitore në transfertë. Kombëtarja nordike ka triumfuar me rezultatin 0-1 kundër Islandës, me një gol të sulmuesit Jensen në minutën e 64-ët, i cili e nisi nga stoli këtë takim.
Ndërsa në League C, ligë ku militon dhe Kosova, u luajt vetëm një sfidë në orën 18:00. Sllovenia u vendos përballë Moldavisë dhe në fushën e tyre, sllovenët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Bohar në minutën e 28-të