TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E nis keq përvojën në krye të Azerbaixhanit Gianni De Biasi, pasi skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë u mposht 1-2 nga Luksemburgu. Vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë që në minutën e 26-të, pasi Mahir Emreli u ndëshkua me të kuq. Gjithsesi, Azerbaixhani e mbylli pjesën e parë në epërsi, me golin e shënuar nga Sheydaev.
Në pjesën e dytë gjithçka shkoi ters për vendësit, që fillimisht shënuan autogol me Krivotsyuk, ndërsa golin e fitores për miqtë nga Luksemburgu e realizoi Rogrigues në të 73-ën. Po në Grupin 1 të Ligës C Mali i zi fitoi 0-2 me Qipron me dygolësh të Stevan Joveticit.
Anglisë i buzëqesh fati në ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Nations League, ndaj Islandës, në transfertë. Kjo sfidë, që i përket Grupit 2 të Ligës A, u vendos në fund nga dy episode, që ishin në favor të përfaqësueses së “Tre Luanëve”. Islandezët mundën të rezistonin gjatë kohës së rregullt, por një 11-metërsh i akorduar në limitet e kohës së rregullt në favor të anglezëve prishi ekuilibrat. Sterling nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij, por vetëm pak çaste më pas kryesori akordoi 11-metërsh në favor të Islandës. Këtë herë nga pika e bardhë goditi keq, jashtë katërkëndorit, Bjarnason, që u fali 2 pikë anglezëve. Kujtojmë që të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Walker (71’) dhe Ingason (89’).
Në Grupin 2 të Ligës C, Gjeorgjia iu imponua 0-1 Estonisë me gol të Katcharavas.