SPORT, 6 Shtator 2020, 14:00

Gol dhe asist, Armando Vajushi shkëlqen në Rumani

Gol dhe asist, Armando Vajushi shkëlqen në Rumani


Armando Vajushi, pasi ka kaluar COVID-19 pak kohë më parë, është stërvitur mirë dhe është gati të shpërthejë me Petrolul. Shkodrani sot ka treguar vlerat e tij, në triumfon 0-4 që skuadra e tij mori në transfertë.

Ai ka asistuar në golin e parë që Petrolul ka shënuar në përballjen kundër CSM Resita. Sulmuesi anësor, që në Superiore ka luajtur me Vllazninë dhe Teutën, shënoi edhe golin e tretë në këtë përballje.

Ndryshe nga ndeshja e parë e kampionatit, Vajushi këtë herë e nisi ndeshjen si titullar dhe e justifikoi veten. Një ditë më parë në Rumani II ka shënuar edhe Azdren Lullaku, i cili është pjesë e Concordia Chiajna.