SPORT, 6 Shtator 2020, 11:50

Juventusi harron Luis Suarezin, zbulohet plani i bardhezinjve

Juventusi harron Luis Suarezin, zbulohet plani i bardhezinjve


Që nga dita kur Andrea Pirlo konfirmoi se Gonzalo Higuain është jashtë planeve të tij, Juventus ka qenë në merkato për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga ai.

Në fillim flitej për një kalim të Cavanit tek bardhezinjtë, por më pas mediat italiane shkruanin për një akord me Luis Suarez.

Në javët e fundit e gjithë vëmendja u fokusua tek uruguaiani dhe në Spanjë e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen e sulmuesit për dy vite me kampionët e Italisë.

Por sipas raportimit të agjentit Giovanni Branchini, Juventus po punon në fshehtësi për të rikthyer në “Allianz Stadium” Alvaro Moratën.

“Unë nuk mendoj se sulmuesi i radhës i Juventusit do të jetë Suarez, Dzeko apo Kean.

“Zonja e Vjetër” po bën gjithçka që të arrij te shërbimet e Alvaro Moratës,” është deklarata e agjentit për Radio “Deejay”.

Klauzola e 27-vjeçarit është plot 80 milionë euro, por Juventusi mund të përfshijë disa lojtarë në këtë operacion për të bindur spanjollët e Atletico Madrid.