SPORT, 6 Shtator 2020, 14:12

Kuman thotë fjalën e fundit, vendoset e ardhmja për Kutinjon

Kuman thotë fjalën e fundit, vendoset e ardhmja për Kutinjon


Filip Kutinjo mesa duket do të qëndrojë tek Barcelona. Trajneri i ri, Ronald Kuman i ka thënë klubit se e dëshiron mesfushorin në skuadër, pasi braziliani ka qenë në huazim këto kohët e fundit.

Tani Barcelona ka hequr dorë nga një huazim tjetër i Kutinjos. E vetmja mënyrë që braziliani të largohet nga katalanasit është nëse një klub vjen më një ofertë të papërballueshme për brazilianin për ta blerë përfundimisht. Bajern Mynih refuzoi të paguante 120 milionë euro për Kutinjon, me brazilianin që fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Championsin gjatë periudhës së huazimit tek Bavarezët.

Kuman e ka thënë fjalën e tij, dhe dëshiron ta mbajë Kutinjon tek Barcelona dhe ta aktivizojë në mesfushë.