TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka filluar nga puna për një revolucion në skuadër, pas turpërimit nga Bajerni në Champions 8-2, si dhe pasi e mbyllën vitin pas asnjë trofe të fituar. Trajneri i ri i katalanasve, Ronald Kuman ka pikasur dy objektivat e tij të parë.
Dy lojtarët që kërkon trajneri hollandez i Barcelonës, janë gjithashtu hollandez. Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Kuman dëshiron në skuadër Xhorxhino Vinjaldum dhe Memfis Depain. Mesfushori i Liverpulit dhe sulmuesi i Lionit, të dy bashkë mund ti kushtojnë katalanasve rreth 55 milionë euro.
Një shumë jo e madhe për dy lojtarë në merkaton e ditëve të sotme. Por fillimisht Barcelona duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1302477729279942656?s=20