TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Monza, në Cmimin e Madh të Italisë fitoi ai që askush se priste. Një garë e çmendur mbi pistën italiane që u fitua nga Pierre Gasly i skuadrës Alpha Tauri, ish-Toro Rosso.
Triumfi i parë në karrierë për 24-vjeçarin francez, teksa nuk mungojnë edhe emrat e tjerë surprizues në pod. Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz i McLaren, teksa i treti e mbylli kanadezi Lance Stroll i Racing Point. Vetëm pozicioni i shtatë për Lewis Hamilton (u penalizua nga komisarët), kampionin në fuqi të këtij sporti.
Tifozët prisnin shumë nga Ferrari, por pilotët e skuaderisë së famshme italiane dhuruan një tjetër garë për t’u harruar. Carles Leclerc u përfshi në një përplasje të frikshme dhe për fat të mirë nuk u dëmtua, teksa jashtë pistës përfundoi edhe Sebastian Vettel, gjermani i “kokëkuqes”.
“Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur“, u shpreh fituesi Gasly.