TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portugalia mori menjëherë kryesimin e Grupit 3 të Ligës A në Nations League, pasi fitoi me lehtësi 3-1 në “Estadio do Dragao” të Portos Kroacinë, edhe pse trajneri Fernando Santos nuk kishte në dispozicion Cristiano Ronaldon. Luzitanët, të udhëhequr në sulm nga “ylli” i Atletico Madridit, Joao Felix, shkuan në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve në epërsi të një goli, që u shënua në minutën e 41-të nga Cancelo.
Pa u mbushur çerek ore lojë nga fillimi i fraksionit të dytë, dyfishoi shifrat Jota, ndërsa Felix vulosi fitoren në minutën e 70-të, me golin e Petkovicit në shtesë që vlejti vetë për statistikë. Para vërshëllimës së trefishtë të kryesorit pati kohë për golin e katërt të Portugalisë. Që u shënua nga Andre Silva.
Kroacia ishte e pafuqishme për të ndryshuar rrjedhën e lojës, duke u pajtuar në fund me këtë humbje të thellë, që mund të lëkundë pozitat e trajnerit Dalic.
Po në Grupin 3 Suedia nuk ia doli të merrte pikë në fushën e saj ndaj Francës. Goli i realizuar nga Kylian Mbappe me një aksion individual, rezultoi vendimtar në përcaktimin e fituesit.
Në Grupin 2 të Ligës A Belgjika i tregoi forcën Danimarkës, të cilën e mundi 0-2 në Kopenhagen, me gola të Denayer dhe Mertens.