TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria ruse e mbrojtjes ka testuar këtë të hënë raketat e reja anti-balistike të modernizuara, në bazën e testimit në Sary-Shagan të Kazakistanit. Në videon e publikuar nga ministria, shfaqen kamionët me raketa teksa mbërrijnë në bazën e testimit, dhe më pas edhe moment i lëshimit. Sipas një zyrtari të ministrisë, testimi antiraketë ishte i suksesshëm.
Ministria tha në një deklaratë se raketa e testuar tashmë është në shërbim dhe do të përdoret për të mbrojtur qytetin e Moskës nga sulmet e mundshme nga ajri. Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, dhe mund të rrëzojë çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse.
Në muajin shkurt, ushtria ruse testoi me sukses edhe një raketë të re interceptuese për sistemin e raketave anti-balistike A-135, po në Kazakistan. Komandant i forcave ajrore ruse, colonel Andrei Prikhodko, i cili është i ngarkuari me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës antiraketor tha se karakteristikat teknike të raketës së re interceptore tejkalojnë shumë ngatë ngjashmet e prodhuara deri më sot.