AKTUALITET, 3 Prill 2019, 20:10

VIDEO/ Rasti dramatik, del nga bagazhi me duar të lidhura dhe përfundon mes makinave në asfalt

VIDEO/ Rasti dramatik, del nga bagazhi me duar të lidhura dhe

Edhe pse me duart të lidhura, burri ka arritur të shpëtojë jo pa pasoja.

Incidenti u xhirua nga një kamion në kryeqytetin meksikan Mexico City rreth orës 11.45 dhe u nda në Twitter, ku është parë 45.000 herë.

Në video, shihet i riu i marrë peng teksa përfundon në mes të rrugës së mbushur me makina.

Teksa rrotullohet në rrugë, duart e tij janë të lidhur duke sugjeruar se ishte  rrëmbyer.

Ndërkohë, shoferi që xhiron skenat ngadalëson dhe ndalon pranë vendit të ngjarjes.

Sipas mediave lokale, në të njëjtën zonë kanë ndodhur disa incidente të dhunshme ditët e fundit dhe autoritetet lokale kanë rritur sigurinë.

Nuk është e qartë nëse policia po heton incidentin në fjalë, ndërsa nuk dihet se si është hapur bagazhi.