TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është duke u zhvilluar protesta e opozitës. Në këtë protestë janë të pranishëm qytetarë e militantë të opozitës, banorët e Astirit dhe të ardhur nga rrethet.
Kurse forumi Rinor i PD-së ka marrë drejtimin e protestës së opozitës së bashkuar. Sipas asaj që tha gjatë fjalës së tij kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi të rinjtë shqiptarë kanë vetëm një moto dhe ajo është ‘’Rama ik’’.
Në duar e protestuesve ka pankarta ku shkruhet vetëm ‘’Ik’’ një mesazh ky i qartë për kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha:
"Shikoni fotot e Elisës para 10 vitesh edhe do e kuptoni, paratë e shqiptarëve po shkojnë për botoks. Ky është modeli që të rinjtë nuk duan. Ku ishe ti, kur Edi Rama përzuri mijëra të rinj nga Shqipëria? Ku ishe ti kur Edi Rama shkatërroi ekonominë kombëtare?!".
