TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lazion Cini, ish-gazetar i Tv Klan, u denoncua i zhdukur në Polici, nga familja që prej datës 28 mars.
Cini, 30 vjeç, kishte humbur gjurmët që prej pasdites së kësaj dite pas takimit me një shok në një kafe pranë sheshit “Wilson”.
Familjarët thanë se ai vuante nga depresionit dhe si shenjë dalluese kishte një tatuazh tribal.
Ditën e sotme pas denoncimit mbrëmë edhe në emisionin “Pa gjurmë’ në Report TV, familja ka mundur të bjerë në gjurmë të të afërmit të tyre.
Ata i thanë emisionit se Lazioni ka mundur të lidhet me familjen.
Të afërmit njoftuan se, Lazioni kishte përfunduar në spital pas një aksidenti.
Lajmin e kanë konfirmuar mjekët, të cilët i pohuan familjes se 30-vjeçari ishte në kujdesin e tyre.
Lazion Cini ka një vit që kurohet nga depresioni, ndërsa ka punuar si gazetar i sociales në Klan në vitin 2010.