TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar qytetin e Shkodrë për herë të tretë bredna kësaj jave. I shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë, Ylli Pjetërnikaj dhe prefektin Valdrin Pjetri për rreth 90 minuta.
Sipas informacioneve nga Shkodra, tema e diskutimit kanë qenë vrasjet mafioze të njëpasnjëshme dhe kërcënimet kundrejt drejtuesve të ekipit të futbollit “Vllaznia”.
Pjetri u shpreh për mediat se qëllimi i vizitës së ministrit Lleshaj në Shkodër ka qenë edhe mbarëvajtja e punës së institucioneve ligjzbatuese dhe mbarëvajtja e sezonit turistik.
“Çështja e “Vllaznisë” nuk ka qenë pjesë e diskutimit. Ne si prefekturë nuk kemi asgjë zyrtare. Nuk e di nëse policia ka diçka zyrtare lidhje me këtë çështje,”, u shpreh prefekti Valdrin Pjetri.