AKTUALITET, 3 Prill 2019, 19:30

Bëhuni gati për jetën e re në Mars dhe Hënë, NASA prezanton shtëpitë

Bëhuni gati për jetën e re në Mars dhe Hënë, NASA

Nëse ju duket se jeta në Mars dhe në Hënë është e vështirë dhe nuk e konceptoni dot me imagjinatën tuaj, NASA e ka tejkaluar këtë imagjinatë pamundësie, duke sjellë versionet e shtëpive në këto dy planete nëpërmjet versionit 3D.

Gjithçka nisi si një sfidë në vitin 2015 për krijimin e disa strukturave në hapësirë ku mund të jetojnë astronautët, dhe Agjencia Amerikane e Hapësirës shpalli 3 finalistët.

Vendi i parë u fitua nga një ekip nga Neë York, “SEArch+/Apis Cor” që sollën një strukturë unike qëndrueshmërie, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale dhe gjithashtu sigurojnë mbrojtjen fizike nga rrezatimi.

Në vendin e dytë grupi “Zoperhous”, sipas të cilëve shtëpia e krijuar prej tyre është e aftë të mbledhë materiale ndërtimi nga sipërfaqja.

Ndërsa finalistët e tretë të NASA sollën të veçantën e të krijuarit më shumë hapësira të dallueshme, njëra prej të cilave shërben për të rritur bimë.

Fituesi i kësaj sfide do të shpallet në muajin Maj dhe do të vlerësohet me një çmim prej 800 mijë Dollarësh.