TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e rëndë kriminale në Shkodër nuk ka lënë jashtë fokusit as ekipin e futbollit të Vllaznisë. Kështu, seanca e sotme stërvitore u anulua, pas disa kërcënimeve ndaj trajnerit Agim Canaj nga persona të paidentifikuar deri më tani.
Për këtë problem, pesë ditë më parë foli edhe administratori i ekipit, Suad Lici, i cili në asamblenë e klubit u shpreh se ai dhe drejtori turk, Engin Firat jane kërcënuar me kallashnikov. “Ne kemi lidhur një binjakëzim me një prej akademive më të mira në Nigeri (i referohet muajit dhjetor të vitit të kaluar). Nuk shkuam për shtëpitë tona, por për klubin e futbollit Vllaznia nën trysninë e kallashkovëve”, zbuloi Lici.
Nuk është hera e parë që Vllaznia përmendet për ngjarje të tilla. Në fundin e sezonit të kaluar, ish-trajnerin Ernest Gjoka, që u godit nga një i afërm i një futbollisti, që kërkonte që ai të luante në formacionin bazë të ekipit.
Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 2:50: