TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë prej të arrestuarve janë lënë prapa hekurave, 3 nën arrest shtëpiak dhe tre të tjerë me detyrim paraqitje. Arrestimet erdhën pas kontrolleve të kryera midis Provincave të Bolonjës dhe Reggio Emilia në kuadër të operacionit të koduar “Nuevo Sol”.
Hetimi i hollësishëm dhe kompleks, i kryer në bashkëpunim midis policisë dhe prokurorisë, filloi në gjysmën e dytë të vitit 2016 pas denoncimit të një 35-vjeçari ndaj një prej të dyshuarve kryesor të grupit, Claudio Ranko Pawan.
Fal deklaratave të tij, u zbulua që Pawan sillte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut dhe Peruja në drejtim të Spanjës përmes një rrjeti shqiptarësh, çdo 5/20 ditë, dhe më pas droga transportohej për në tregun italian.
Pawan kishte “krah të djathtë” nënën e tij 67 vjeçare dhe të dashurën 27 vjeçare, të cilat janë arrestuar gjithashtu.
Dy gratë kishin rol të veçantë në shpërndarjen e drogës me pakicë si dhe ruajtjen e përkohshme të saj.
Sipas “La Republica”, Pawan bleu në mes të 5 dhe 10 kg drogë çdo dy javë, duke e rishitur atë në 40,000 euro për kilogram.
Hetimet kanë zbuluar edhe mënyrën se si droga sillej në Itali. Kokaina sillej në formë të lëngshme në shishe, në formë paste ose pluhur, duke shfrytëzuar tubetet me pomadë.
Mediat lokale italiane shkruajnë se në këtë rrjet, i cili shiste gjithashtu edhe marijuanë përveç kokainës, përfshirja e trafikantëve shqiptarë të drogës ishte thelbësor, duke përfshirë Eduart Shulin, 45 vjeç, i lënë prapa hekurave.
Pjesë e grupit ishte edhe një shqiptar tjetër me iniciale E.G., 35 vjeç.
Hetimet e bëra ishin të vështira jo vetëm të përdorimit të emrave të ndryshëm nga të dyshuarit, por edhe terminologjia e përdorur herë pas here fshehte përmbajtjen reale të bisedave të tyre.
