AKTUALITET, 2 Prill 2019, 18:26

VIDEO/ Rama vizitë në Mollas, protestuesit përplasen me policinë: Në krye të tyre Nushi i Babales

VIDEO/ Rama vizitë në Mollas, protestuesit përplasen me

Pas takimit me qytetarët e Librazhdit, një takim i cili para se të niste u shoqërua me tensione pasi disa protestues tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit, Edi Rama është drejtuar drejt Njësisë Administrative Mollas.

Edhe atje Rama është pritur me protesta, të cilat janë shoqëruar edhe me përplasje të qytetarëve me policinë.

Një nga aktivistët e PD-së në Qarkun e Elbasanit, Ibri Sako ka postuar në rrjetet sociale edhe pamjet e këtyre tensioneve ndërkohë që përkrah videos shkruan se {nuk pranojmë të qeverisemi nga bandat{.

Sipas tij, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve ku në krye të drejtimit të forcave të rendit sipas Sakos, ishte  Nushi i përgjimeve të Babales.

Statusi i plotë:

Komisar Nushi i Babales, Alizotit dhe Geronit duke ushtruar presion mbi protestuesit!

Ne asnje menyre nuk pranojme te qeverisemi nga bandat dhe krimi!

Ndaj sot ne kete menyre pritem Edi Ramen ne Njesine Administrative Mollas!

Policia vuri dore mbi protestuesit dhe tentoj ti shoqeroj ata jashte cdo forme dhe hapesire ligjore!

Dhe e dine kush ishte ne krye, Nushi i pergjimeve te Babales!