TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, nga studio e lajmeve në News 24 u shpreh se, sipas tij, kryeministri Edi Rama u tall me studentët dhe me kërkesat e tyre.
Sipas Bushatit, pasi shoqëria pa se kemi të bëjmë me një regjim autokratik që nuk pyet për lojën, opozita mori këtë akt ekstrem; dorëzimin e mandateve.
Më tej, ai u shpreh se opozita aktuale ka sakrifikuar më shumë se çdo opozitë më parë.
“Unë mendoj se opozita e ka bërë tashmë pjesën e saj të sakrificës. Sot PD dhe LSI duhet të dinë më shumë të flasin sa janë të afta të ndërtojnë të nesërmen. Problemi është sa kjo sakrificë do të kthehet në garanci për të ardhmen”, tha Bushati.