AKTUALITET, 2 Prill 2019, 17:30

Sekuestrohen dy valixhe diplomatike me 23 milionë euro, mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri

Autoritetet e aeroportit Charles de Gaulle në Paris arrestuan një shtetas nga Mali. Pas kontrollit, personit në fjalë iu sekeustruan 2 valixhe diplomatike, me plot 23 milionë euro. Sipas burimeve për mediet vendase, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe se këto valixhe diplomatike janë të lidhura me shtetin e Malit.

Të njëjtat medie, shkruajnë se këto para do të dërgoheshin në Shqipëri, vend të cilin e përshkruajnë si ‘parajsë tatimore’, ku pastrohen paratë e pista.

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë,”- shkruajnë mediat franceze.