TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme të viteve të fundit në botë, por duket se jeta e saj personale nuk është në të njëjtat nivele. Në një intervistë të gjatë për revistën e njohur “Nylon”, ajo ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhëniet në çift.
“Mendoj se të gjithë tremben nga unë, djemtë edhe vajzat. Sepse mua më pëlqen të them shumë gjëra dhe ato mendojnë se do të them gjëra në lidhje me ato”, është shprehur Bebe. Ajo ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se fokusohet më shumë te energjitë sesa te gjinitë e personave që ka përballë. “Nuk më pëlqejnë takimet. Nuk më pëlqen të jem intime me dikë, ndërkohë që të gjithë më shohin.”
Këngëtarja është shprehur në një intervistë të dhënë pak kohë më parë se ishte beqare prej më shumë se dy vjetësh.