TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të organizuar nga vetë ai me disa ambasadorë në Prrenjas për furnizimin me ujë në këtë zonë, ka përdorur një gjuhë seksiste ndaj kryebashkiakes Miranda Rira.
“Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit”, u shpreh kryeministri në mungesë të kryebashkiakes e cila është bërë nënë.
Pas kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar ish-deputetja e LSI-së Silva Caka.
“Lin Yutang ka thënë se: “Nga të gjitha të drejtat e gruas, më e madhja është ajo e të qenurit nënë”.
Ky derëziu Kryeministër nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, madje i krijon hapësira vetes, të bëjë deklarata banale e të tallet me këtë fakt.
Pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit. Po ti o derëzi, pas 30 qershorit, a do kesh mundësi të kujdesesh për shëndetin tënd mendor???
Jam e bindur që Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti dhe nuk e helmon veten aspak me deklaratat e këtij idioti, ashtu siç jam e bindur që mëmësia, e bën gruan më të fortë në çdo drejtim”, shkruan Caka në Facebook.