TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy burra u shitën heroinë konsumatorëve pothuajse çdo ditë për disa muaj. Pas arrestimit në qershor të vitit 2017, ata tani janë dënuar me procedurë të shkurtuar për disa vjet burgim.
Më 8 qershor 2017, forcat e policisë në Zug, zhvilluan kontrolle në një shtëpi private duke arrestuar një 25 vjeçar shqiptar dhe një 57 vjeçar italian.
Të dy burrat, kishin shitur heroinë në zonë duke nisur nga shtatori i vitit 2016, deri në qershor të vitit 2017.
Sasia totale e drogës së shitur ishte rreth 8 kg heroinë me një çmim pakice prej 225 000 franga zvicerane.
Ata gjithashtu tregtonin edhe kokainë.
Për të përpunuar heroinën, ata kishin marrë një apartament me qira në qytetin ku u arrestuan.
Të dy burrat kishin precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, ndërsa janë dënuar secili me nga 4 vite e 9 muaj burgim, duke marrë në konsideratë edhe 88 ditët burg të kryer. Përveç kësaj, ata do të dëbohen nga Zvicra respektivisht, 12 dhe 10 vjet.