AKTUALITET, 2 Prill 2019, 17:11

Erion Braçe feston ditëlindjen, aktori e imiton sërish: Viti tjetër të më gjejë kryeministër (Video)

Erion Braçe feston ditëlindjen, aktori e imiton sërish: Viti
Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka publikuar një tjetër video ku shihet se imiton zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Teksa ky i fundit feston sot 47-vjetorin e lindjes, Veleshnja i ka bërë një urim të veçantë me anë të një postimi në Instagram, së bashku me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu. “Atëherë sot zëvendës kryeministri ka ditëlindjen. Zoti zëvendës kryeministër, cila ishte dhurata më e mirë që keni marrë?”– dëgjohet teksa Veliu i drejtohet aktorit të humorit. “Atëherë dhuarata më e mirë është fakti që u bëra zv.kryeministër. Shpresoj që viti tjetër të më kapi kryeministër, apo s’ndodh kështu?! Hahahaha”– përgjigjet Veleshnja brenda rolit si z.Braçe.
View this post on Instagram

@muhamed.veliu478 Edhe 100 vjec zv/kryeminister

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on