AKTUALITET, 2 Prill 2019, 18:23

A do të zhduket opozita? Andi Bushati: Gafa historike që bën Rama

A do të zhduket opozita? Andi Bushati: Gafa historike që bën Rama

Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 deklaroi se opozita në Shqipëri mund të zhduket vetëm nëse instalohet një regjim.

Sipas tij, krahasimi që kryeministri Rama i bën Shqipërisë me Italinë e kohës së Duçes është i pavend dhe i rrezikshëm, madje ai e quan një gafë historike.

“Vetë kryeministri Rama ka marrë shembull rastin e Italisë, e ka thënë edhe në shtypin italian, kështu i ndodhi edhe opozitës italiane (u zhduk) tha dhe shtoi: A kujdes unë nuk jam Duçja. Nuk e di nëse është lapsus i pandërgjegjshëm apo e ka thënë me vetëdije, por thelbi ku duhet të reflektojmë është se askush nuk fajëson vendosjen e fashizmit për faj të opozitës italiane dhe kjo është gafa historike që bën Rama. Por fakti është ky, vendosja e regjimit atje nuk erdhi si faj i gabimeve të opozitës dhe evokimi i kësaj qoftë dhe për shaka për mua është i pavend, është i rrezikshëm. Risku që opozita të zhduket është i madh. Opozita ka ndërmarrë një akt ekstrem për të ndërgjegjësuar ata shqiptarë, për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët e gjendja nuk është aq rozë sa e paraqisni juve. Rreziku i një disfate të opozitës tani është shumë më i madh, por akti i tyre për djegien e mandateve ishte i domosdoshëm, s’kishte rrugë tjetër më mirë se një opozitë fasadë. Opozita zhduket vetëm kur instalohet regjimi”,- tha Bushati.

Më tej, Bushati tregoi edhe arsyen pse opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Nëse qëllimi final i opozitës është të shembë themelet e sistemit nuk mund të shembë vetëm një nga themelet e godinës, pra la parlamentin nuk duhet as të marrë pjesë në zgjedhje”, shtoi ai.