AKTUALITET, 2 Prill 2019, 17:55

E akuzuan se përdhunoi një 13-vjeçare, këngëtari i njohur vret veten

E akuzuan se përdhunoi një 13-vjeçare, këngëtari i

Këngëtari i famshëm meksikan, Armando Vega Hil, është gjendur i vrarë në shtëpinë e tij. Sipas policisë vendase ai është mbytur me litarë pasi u akuzua publikisht në Twitter se kishte përdhunuar një 13 vjeçare.

Ndërkohë që gjithçka ishte e paralajmëruar, Armando ka shkruar dhe një letër vetëvrasjeje ku ka sqaruar pafajsinë e tij.

“Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”- ka shkruar këngëtari.

Autoritetet vendase ende nuk e kanë vërtëtuar nëse vrasja ka ndodhur për shkak të komenteve lidhur me përdhunimin, por përhapja e tyre në rrjetet sociale në një kohë të shkurtër është e dyshimt.

Armando Vega ishte themeluesi i bandës rock të Botellita de Jerez, e cila vazhdonte të jepte koncerte në Meksikë dhe Amerikë, si një nga grupet më legjendare.