TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti socialist i Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj i është përgjigjur akuzave të Bashës për blerje votash në Dibër. Basha akuzoi Paulin Sterkajn se është i përfshirë në dosjen 184. “Kemi një ish-trafikant, që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184 duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur votat në Bashkinë e Dibrës”, tha Basha një ditë më parë.
Sterkaj, në një reagim për “A2” tha se “në zgjedhje kam punuar në një zonë në Dibër, të Selishtës, në një komunë ku Partia Socialiste nuk kishte fituar kurrë, por për çudi ne fituam atje, por kjo nuk ka lidhje me blerjen e votes”.
Më tej u shpreh se “nuk e di çfarë është kjo dosje, unë gjithmonë, edhe në sport kam qenë gjithë jetën kampion dhe e kam bërë me arbitër. Në polici, nga babai i tij politik, ish-Presidenti Sali Berisha, kam medalje “Shqiponjën e Artë” për kontribut në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Edhe dekoratë nga ish-Presidenti Bujar Nishani. Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment”.