TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama publikoi dje një mesazh të regjisorit Altin Basha, ku ai shprehet se është pro shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në facebook, Rama shkroi se edhe Basha mbështet shembjen e “gërmadhës ekzistuese”, duke iu referuar Teatrit Kombëtar.
“Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Megjithatë, nuk është ky qëndrimi i Bashës një vit më parë. kryeministri duket Më 15 qershor 2018, Basha ishte kundër prishjes së godinës, të cilën e quante si pasuri kombëtare.
“Pse këta njerëz dalin në oborrin e teatrit kur Shqipëria udhëhiqet nga një artist. Si është e mundur?
Ne duhet të ishim në kushte normale, pasi duhet të ishim komuniteti më i favorizuar. Ne nuk prodhojmë vota.
Nuk merremi parasysh nga Ministria e Kulturës. Qeveria shqiptare thotë se s’ka para, dhe ne e dimë që nuk kemi si Gjermani.
Por kur shoh që ka lekë për rikonstruksione godinash…mendoj ndryshe. E dimë që ky është një proces i vështirë, që ta zmbrapsim”, deklaronte Basha.