TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit bëri një njoftim pasditen e së martës duke nënvizuar se nga protesta banorëve të Astirit gjatë paradites u plagosën 4 efektivë.
“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit” – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.
Pamjet e protestës së banorëve të Astirit të cilët tentuan të bllokonin rrugën e kryeministrit Edi Rama i panë të gjithë. Nga përplasja e dhunshme u pa se si u plagosën edhe disa qytetarë, por për ta policia e shtetit duket se nuk do t’ja dijë!!! Por ndërsa kreu i policisë së shtetit viziton policët e fashuar kokë e këmbë nuk thotë asnjë fjalë për qytetarët e vendit të tij. A nuk është policia e shtetit e të gjithëve?©LAPSI.al