AKTUALITET, 7 Maj 2019, 19:17

Protesta te Unaza, arrestohet ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Protesta te Unaza, arrestohet ish-deputeti i PD Klevis Balliu


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pas shoqërimit që në orët e para të paradites i është dhënë masa e arrestit në Komisariatin  nr 6. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës.

Ish-deputeti Klevis Balliu vijon të mbahet në ambientet e Komisariatit numër 6  për veprat penale, kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë, prishje e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama. Raportohet se janë liruar protestuesit Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha.