TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”ka folur sot për protestat e opozitës si dhe situatën e rëndë që po kalon vendi ku një njeri i vetëm sipas tij ka marr kontrollin e gjithçkaje.
''Sa i takon opozitës së vendit, mendoj se është e dënuar të vazhdojë protestat. Opozita ka shumë arsye për të protestuar.
Një arsye madhore mbetet shpërndarja e pasurisë në dorën e pak njerëzve. Kjo sepse pushteti është në dorën e një njeriu të vetëm, i cili shpërndan pasuri për njerëzit e tij më të afërt, klientelën.
Kjo qeveri duhet të rrijë larg politikës klienteliste, larg PPP. Pasuritë publike kanë mbetur në dorën e një njeriu, për aq kohë sa nuk kemi tendera seriozë, as transparencë, as garë. Ka 6 vjet që këtu nuk vjen një investitor i madh”, tha Bushati.
VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=FKw0xnDJDkE