TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se koha për gjunjëzimin e Shkodrës ka marrë fund. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si mbështetës të bandave të Shkodrës dhe theksoi se ata janë sulur mbi bizneset dhe vazjat e shkodranëve.
“Koha e tiranisë do të marrë fund më 11 maj. Bandat e Shkodrës të mbështetura nga kryekrimineli Edi Rama u sulën mbi vajzat e shkodranëve dhe bizneset e tyre. Nuk ka më gjunjëzim për Shkodrën. Kjo kohë do të marrë fund.
Banda e kriminale e Bajrave dhe bandat e tjera u bënë njësh me strukturat socialiste. Ata nxorrën tytat e armëve dhe i vendosën në gjoksin e qytetarëve tanë dhe thyen zgjedhjet e lira. Ata i dhuruan Ramës një mandat, jo të bazuar mbi votën e lirë por mbi transaksionet kriminale.
Menduan se kishte nisur ora e mbretërimit me në krye Edi Ramën. Por u themi, mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën, pasi së shpejti do t’ua sjellim Ramën aty ku jeni ju, bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet,”– tha ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.