AKTUALITET, 7 Maj 2019, 18:52

Basha në Shkodër: 11 maji, fitore në të gjithë Shqipërinë

Basha në Shkodër: 11 maji, fitore në të gjithë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Shkodrës ku ka zhvilluar një takim me qytëetarët e kësaj zone. Në fjalën e tij Basha është shprehur se 11 maji do të përcaktojë fitoren e popullit.

Kryedemokrati ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga PD-ja.

Me ndjenjën e thellë të optmizmit, entuziazmit dhe besimit për fitoren e lirisë. Nuk ka sallë për të mbledhur gjithë demokratët. Do t’i mbledhim në pallatin e lojërave me dorë sepse është e vetmja sallë që bën bashkë vetëm drejtuesit. Ky është edhe rasti i parë që bjë akti i përqëndruar zhvillohet me një entuziaëm që është parathënës për ata qindra mijëra demokratë shkodranë që bëhen gati të vërshojnë të shtunën në përballje me tiraninë dhe krimin, bëhen gati të vendosin flamurin që gjithmonë ka parathënë fitore për çdo shqiptarë

Këta 200 të rinj dhe të reja janë bashkuar me ne ditën kur bisha e plagosur e tiranisë dhe krimit ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, ka shkatërruar kushtetutën. Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq, pasi ata që paguhen me taksat e shqiptarëve mbajnë sot në burg, ata që mbrojnë shtëpinë e tyre nga dhunuesit. Ata u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, për të mbrojtur shqiptarët. Edi Rama po rikthen të burgosurit politikë. Tiran, i ke orët e numëruara,”– u shpreh Basha ndër të tjera.

Më tej kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama do të përfundojë në burg. Ai u bëri thirrje të gjithë atyrë që ai i quan bashkëpunëtorë me kryeministrin dhe të gjithë parlamentarët që të mos mundohen ta telefonojnë Ramën, pasi do t’ua çojë në qeli.

Mbron olikargët dhe ligji funskionon me dy standarte. Po burgosen të pafajshëm, dhe nga ana tjetër oligarkët dhe kriminelët janë themeli i qeverisë së paligjshmë të Edi Ramës.

Banda e kriminale e Bajrave dhe bandate tjera u bënë njësh me strukturat socialiste. Ata nxorrën tytat e armëve dhe i vendosën në gjoksin e qytetarëve tanë dhe thyen zgjedhjet e lira. Ata i dhuruan Ramës një mandat, jo të bazuar mbi votën e lirë por mbi transaksionet kriminale.

U vërsulën mbi pronat e shkodranëve, mbi vajzat e shkodranëve dhe menduan se kishte nisur ora e mbretërimit me në krye Edi Ramën.

Mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën, pasi së shpejti do t’ua sjellim Ramën aty ku jeni ju, bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet.

Beteja që ka nisur nuk do të njohë kurrë gjunjëzimin e Shkodrës. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Shqipëria si gjithë Europa është ëndrra jona që do ta bëjmë realitet së bashku. Beteja e nisur 11 javë më parë dhe të gjithë shqiptarërt janë zgjuar, janë inkurajuar,”– vijoi më tej kreu i PD-së, Lulzim Basha.